LAJME / E Diel 7 Dhjetor 2025, 01:01

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj shqiptar.

Sipas mediave greke, 55-vjeçari kishte udhëtuar nga Shqipëria më 1 dhjetor me qëllimin për ta gjetur dhe sulmuar ish-gruan.

Pas disa ditësh kërkimesh, ai e lokalizoi në një mini-market ku punonte dhe e goditi disa herë me thikë në kokë dhe trup, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u mbrojtur.

E plagosura u transportua fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Prinos, më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Kavala-s, dhe për shkak të plagëve të marra, u transferua në spitalin AHEPA në Selanik.

Fatmirësisht, mjekët raportojnë se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE