LAJME / E Shtunë 4 Tetor 2025, 19:07

U hodh nga kati i 3-të se e bullizonin, mjekja psikiatre: Vajza thotë se do e bëjë përsëri

Mjekja e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza 14-vjeçare e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.

“Nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim që në rast se përsëritet ngjarja, do e bëjë përsëri. Është hera e parë, kemi patur raste suicide te fëmijët ku rasti mbetet i njëjti, edukimi në familje dhe përballja me elementin social. Arsyet familjare janë madhore.

Ajo që është problem në këtë situatë është se tentativa e vetëvrasjes, por edhe qëllimi i kësaj tentative dhe vendosmëria pa ndjerë frikë dhe pendesë. E para është vetë nëna, që është në kontakt të afërt me fëmijët e saj, janë dhe tre të tjerë që kanë qenë vëzhgues të kësaj situate dhe ky model është i frikshëm që shikohet nga fëmijët e tjerë.

Merren si modele në rrethin e ngushtë familjar, e shikojnë dhe reagojnë pa aspak kritikë duke i dhënë të drejtë motrës së tyre për këtë veprim. Nuk duan të humbin motrën, por i japin të drejtë në lidhje me situatën”, shprehet doktoresha për A2CNN.

“Vajza thotë se unë e dua lagjen dhe lagjja më do mua, por për konflikte të vogla hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga mami bën që të realizoj këtë veprim. Është veprim banal i pazgjidhur si duhet nga të rriturit”, shton doktoreshë Nikolina Bode, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE