LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 17:05

“E kishim shok…”, dëshmojnë turqit që ndihmuan vrasësin e turistit, shokët e viktimës rrëfejnë vrasjen: Kush eshte vajza qe Luisi u fut të shuante konfliktin

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja tragjike që tronditi zonën turistike të Ksamilit mëngjesin e kësaj të marte, ku një turist portugez u masakrua me thikë nga 29-vjeçari Sokrat Vata. Burime për mediat bëjnë me dije se vetë autori i kësaj ngjarje ka vendosur që të “kyçë gojën” para grupit hetimor, duke mos dhënë asnjë deklaratë para hetuesve.

Ndërkohë, në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, të cilët u kapën bashkë me Vatën teksa po tentonin ta largonin nga vendi i ngjarjes. Në prani të përkthyesve, ata kanë dhënë versionin e tyre mbi marrëdhënien me 29-vjeçarin dhe momentet pas konfliktit.

Sipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal.

Përpara hetuesve, shtetasit turq kanë mohuar çdo përfshirje në ngjarjen kriminale, duke sqaruar se e morën Vatën në automjet për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.

“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë deklaruar ata.

Në anën tjetër, grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe shokët e viktimës, të cilët kanë dhënë detaje mbi mënyrën se si nisi konflikti dhe momentet që i paraprinë goditjes fatale.

Sipas dëshmive të tyre, sherri dyshohet të ketë nisur brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata më pas është përshkallëzuar, duke përfshirë disa persona, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Në përpjekje për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në këtë moment, 20-vjeçari portugez Luis Varela dyshohet se është futur në mes të konfliktit me qëllim ndarjen e personave të përfshirë në përleshje. Por ndërhyrja e tij ka përfunduar në mënyrë tragjike. Varela është goditur me thikë, duke marrë plagë të rënda dhe fatale.

“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Në konflikt u përfshinë disa persona. Luis Varela u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë thënë ata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE