
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka folur pas ndeshjes me Kosovën, e cila përfundoi 1:1 në “Fadil Vokrri”.
Xhaka gjatë lojës u fishkëllua nga një numër i tifozëve në stadium, për çka ky u shpreh se është tejet i zhgënjyer.
Ai deklaroi për gazetën zvicerane, 20 minuten se kjo ishte gjëja e fundit që kishte pritur që t’i ndodhte.
“Jam definitivisht i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, posaçërisht këtu në shtëpi. Të them të drejtën, kjo më dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli”, u shpreh Xhaka transmeton Klankosova.
Zvicra ka arritur ta sigurojë direkt kualifikimin për në botëror që vitin e ardhshëm luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë, derisa “Dardanët” duhet të luajnë edhe në fazën e playoff-it që zhvillohet në mars të vitit të ardhshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
