LAJME / E Premte 13 Mars 2026, 09:09

U bë pishman? Hati fshin "helikopterin" nga thumbi për Françeska Muratin

Duket se tensionet mes vajzave të njohura të ekranit dhe rrjeteve sociale nuk kanë të ndalur. Së fundmi, blogerja e njohur Hati ka hedhur një kunjë të fortë në drejtim të modeles dhe ish-banores së Big Brother VIP, Françeska Murati.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Hati ka publikuar një video ku shfaqet duke hipur në një avion luksoz, por vëmendjen e mori përshkrimi i saj mjaft i drejtpërdrejtë.

Në mbishkrimin e videos, Hati shkruan: “Pres fotokopjet pa ngjyra t’ma kopjojnë këtë video, siç janë munduar me helikopterin”

Pse përflitet Françeska Murati?

Edhe pse Hati nuk ka përmendur emra konkretë, Hati dukshëm i drejtohet Françeskës. Kjo për shkak se të dyja vajzat njihen për jetën e tyre luksoze dhe postimet me veshje firmato e udhëtime të shtrenjta.

Pak kohë më parë, Françeska u komentua gjerësisht për postimet e saj në helikopter, një lëvizje që sipas Hatit, ka qenë një përpjekje për të imituar përmbajtjen e saj origjinale.

Por pak minuta më pas Hati është penduar dhe ka zgjedhur një gjuhë më të përgjithësuar por po aq thumbuese. Ajo tashmë shkruan:

“Pres t’ma kopjoni dhe këtë video si të gjitha”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE