LAJME / E Mërkurë 21 Maj 2025, 23:11

U bë nënë për herë të dytë, ja çfarë emri unik paska zgjedhur Einxhel Shkira për djalin e saj (Video)

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë, por emrin e djalit të saj të vogël e ka zbuluar vetëm sot, gati dy javë pas lindjes.

Pas Trev, emrit simbolik që lidhet me trevat shqiptare, Einxhel ka zgjedhur për djalin e saj të dytë një emër po aq të veçantë dhe të shkurtër – Kres.

Në një postim emocional, Einxhel shkruan se do ta ribënte çdo sakrificë dhe do t’i përjetonte miliona herë të njëjtat dhimbje vetëm për ta pasur atë në krahë. Ajo flet me shumë dashuri për rrugëtimin e shtatzënisë dhe lindjes, duke e përshkruar si një periudhë të mbushur me kujdes, mbështetje dhe dashuri.

“Do e zgjidhja në secilën jetë të njëjtin fat… vetëm për të të pasur ty në krahët e mi,” shprehet ajo, duke emocionuar ndjekësit e saj që mezi kishin pritur lajmin për emrin e bebit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)


Einxhel ka preferuar ta mbajë privat këtë detaj për disa ditë, por me fjalët e saj sot, i dha edhe një kuptim të veçantë momentit të ndarjes së emrit me publikun do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE