LAJME / E Mërkurë 13 Maj 2026, 12:12

U arrestua për ngacmim s*ksual, përfundon në spital kirurgu

Kirurgu Nikolla Nunka, i arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual ndaj një 21-vjeçareje, është shtruar në spitalin e Korçës pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në komisariat.

Sipas informacioneve, mjeku nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë për kontrolle mjekësore.

Pas ekzaminimeve dhe kryerjes së EKG-së, është konstatuar se ai vuan nga probleme kardiake.

Mjekët kanë vendosur që Nunka të mbahet nën kujdes spitalor dhe monitorim të vazhdueshëm.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë, e planifikuar për ditën e nesërme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE