
Nikolla Nunka, mjeku kirurg i akuzuar për ngacmimin seksual të një vajze, është pezulluar nga detyra. Pezullimi i mjekut nga
spitali rajonal i Korçës do të zgjasë deri në sqarimin e situatës dhe përfundimin e hetimeve.
Vendimi për pezullimin nga detyra është marrë disa orë pasi mjeku 72-vjeçar u arrestua nga policia, pas kallëzimit që vajza dhe
familjarë të saj bënë denoncimin në polici. Ata pretendojnë se mjeku ka ngacmuar seksualisht vajzën, teksa kjo e fundit i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje për apandesit.
Sipas kallëzimit të vajzës, mjeku 72-vjeçar, i cili ka kryer edhe operacionin, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë
intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.
Vajza ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72 vjeçarit.
Pritet që në vijim, mjeku kirurg të dalë në masë sigurie ku do të jetë gjykata që do të vendosë për këtë çështje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
