LAJME / E Shtunë 7 Mars 2026, 10:10

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

Një debat me tensione ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother Vip 5 mes Selin dhe Juelës.

Gjatë debatit Juela ka komentuar dasmën e Selin dhe Gimbos dhe i është drejtuar Selin që gjatë puthjes me banorin ajo ka menduar Mirin.

Ndërkohë Selin u shpreh që i ka dhënë mundësin Juelës që të tregojë fytyrën e saj të vërtetë dhe që është turp të ketë një shoqe si ajo.

Selin: O negative, je e papranuar për vajzën që je, nuk të honeps asnjë nga vajzat o negative.

Juela: Unë doja të isha dëshmitare e një dashurie që nuk ekziston

Selin: Unë të dhashë mundësinë të tregoje fytyrën tënde të vërtetë, sa smirushe je.

Juela: Ça fati do kesh ti të kesh një person të vërtetë dhe shpirt bardhë si puna ime, por ti e ke humbur veten. Ti e ke si maskë këtë dasmë, nuk e ke të vërtetë. Si nuk derdhe një pikë lot, derdhi kunata jote.

Selin: Përjetimet e emocioneve të mia do të m’i tregosh ti? Kush je ti të tregosh përjetimin e emocioneve të mia? Kush dreqin?

Juela: Po mirë moj, pse lotoi kjo. Kunatën do ta mbash prapë në shtrat se finalja është afër Selin, ti s’ke me e fituar me Gimbon

Selin: Ti po e shet veten për finale, me Rogertin, burrë i martuar që i rri para dhe mbrapa.

Juela: Ti e ke shitur veten që në fillim, nuk mund të më krahasosh. Je kaq e pisët në këtë lojë sa ke nevojë dhe të tjerët të bëhen pis si ti.

Selin: Unë nëse po e shes, po e shes me atë që martova. Juela Nikolli je vajza më e lig që kam njohur në jetën time. Je e zezë.

Juela: Jam vajza më e lartë dhe më beso se do ta nxjerr fytyrë në pah, sa false dhe si po e përdor atë djalë.

Selin: Turp për çdo vajzë që të ka afër. Turp me të patur ty shoqe.

Juela: Mos u kap më shoqet e mia.

Selin: Ti të jesh shoqja ime është e turpshme. Ti nuk ke për të gëzuar kurrë në jetë. T’a tregon fytyra.

Juela: Unë jam e gëzuar. Ty t’a tregon syri, ku puthe Gimbon duke menduar për Mirin.

Selin: Juela je e turpshme, je e pambushur.

Selin dhe Gimbo kurorëzuan ‘dashurinë e tyre’ mbrëmjen e djeshme, ku Rogerti ishte kundër kësaj martese ku mbajti një fjalim që pse ata nuk duhet të martoheshin, ndërkohë Juela gjatë gjithë kohës i thoshte çiftit që janë false dhe që Selin nuk ka ndenja për Gimbon, por për Mirin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE