LAJME / E Enjte 14 Gusht 2025, 13:01

Turisti ha dhe fryhet në restorant dhe me pas ikën me vrap ! ( Video )

Një episod sa humoristik aq dhe i pakëndshëm ka ndodhur sot në një restorant në Sarandë, ku një klient shtetas italian, i veshur me pantallona të shkurtra të zeza dhe me një çantë shpinekonsumoi drekë dhe ëmbëlsirë, e më pas u largua me vrap pa kryer pagesën.


Incidenti ndodhi në një moment kur stafi nuk e kishte nën vëzhgim. Menaxheri i lokalit e cilëson këtë veprim si të papranueshëm dhe të dëmshëm si për biznesin ashtu edhe për punonjësit.

“U bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë korrektësi dhe respekt për punën e të tjerëve. Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë person, ju lutemi të na kontaktoni privatisht,” apelojnë nga restoranti.


Autoritetet janë lajmëruar për ngjarjen, ndërsa bizneset e zonës paralajmërojnë për raste të ngjashme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë menjëherë

“Sot, në restorantin tonë, një person (shtetas italian, mbante veshur pantallona të shkurtra të zeza “Icon” dhe një çantë shpine “Vans”) konsumoi drekë dhe ëmbëlsirë, dhe më pas u largua me vrap pa kryer pagesën, në një moment kur stafi nuk e kishte nën vëzhgim.

Ky veprim është i papranueshëm dhe i dëmshëm për biznesin dhe stafin tonë. U bëjmë thirrje të gjithëve të tregojnë korrektësi dhe respekt për punën e të tjerëve.


Nëse dikush ka informacion lidhur me këtë person, ju lutemi të na kontaktoni privatisht, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE