LAJME / E Shtunë 28 Shkurt 2026, 06:06

Trump negociata me Putin për Kosovën! Deklarata e fortë e Kocit: Një urdhër ndaj Serbisë do… (VIDEO)

Politologu i njohur Melazim Koçi ka folur këtë të premte në “Balkan Talks” me moderatorin Franko Egro në Euronews Albania mbi çështjen e njohjes së Kosovës dhe futjen e saj në OKB.

Koçi ka thënë se një marrëveshje mes SHBA-së dhe Rusisë do të ndryshonte, sipas tij, ujërat për të vijuar procesin e njohjes dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB.

“Praktikisht Serbisë i jepet e drejta e vetos, që ata të vendosin për fatin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

Nëse është kjo e dyta, pra nëse do të kishte një marrëveshje ruso-amerikane për Kosovën në OKB, praktikisht Serbia do të ekskomunikohej dhe unë mendoj se kjo çfarë thotë Vuçiq është paralajmërim.

VIDEO

Mund të jetë paralajmërim për Beogradin, që nuk janë të gatshëm të bëjnë atë që kishin premtuar në vitin 2020, por me një vonesë 1-vjeçare. Mendoj se kemi të bëjmë me një sinjal të Serbisë që, nëse nuk pranojnë njohjen e Kosovës, do të shkohet në heqjen e vetos nga ana e Rusisë dhe praktikisht nxjerrjen e Serbisë jashtë loje”, tha Koçi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE