LAJME / E Enjte 12 Mars 2026, 06:06

Trum shpall fitoren e hershme

Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë fituar luftën ndaj Iranit. Gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij në Kentucky, Trump u zotua se konflikti kishte marrë fund shumë shpejt dhe se rezultati ishte vendosur që në momentet e para.

“Ne kemi fituar. Më lejoni t’ju them, kemi fituar. E di që nuk të pëlqen të thuash shumë herët që ke fituar, por ne fituam. Në orën e parë, mbaroi”, u shpreh Trump gjatë fjalës së tij.

Gjatë tubimit, presidenti amerikan foli edhe për emrin e operacionit ushtarak që, sipas tij, ishte propozuar nga zyrtarët. Ai pyeti turmën nëse mendonin se “Operacioni Epik i Tërbimit” ishte një emër i mirë.

“A është ky një emër i shkëlqyer? Epo, është i mirë vetëm nëse fiton”, tha ai.

Trump shtoi me humor se në momentin kur po diskutoheshin emrat për operacionin ai nuk kishte asnjë ide, derisa iu propozua emri “Operacioni Epik i Tërbimit”, të cilin e përmendi para mbështetësve gjatë fjalimit në Kentucky, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE