
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Leoben të Austrisë, ku një nënë dyshohet se ka vrarë me thikë fëmijën e saj 12-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija është goditur me thikë, raportojnë mediat vendase, përfshirë Heute. Shërbimet e emergjencës janë njoftuar rreth orës 15:00 dhe kanë ndërhyrë menjëherë në një apartament pranë spitalit LKH Leoben.
Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit gjetën një fëmijë me plagë thike në qafë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, 12-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Sipas gazetës Kleine Zeitung, edhe nëna është gjetur e plagosur.
Hetimet janë marrë në dorë nga Zyra Provinciale e Policisë Kriminale, ndërsa në vendngjarje është dërguar një ekip i posaçëm hetimor. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo nëse ka pasur ndalim apo arrestim të ndonjë personi të dyshuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
