
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në qarkun e Fierit, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në fshatin Kuman, në bashkinë Roskovec. Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasi me inicialet Sh. Rr., rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, një pushkë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Pas krimit, i moshuari ka qëlluar edhe veten, duke gjetur vdekjen në vend.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri tani dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive familjare, por pritet që hetimet të sqarojnë shkaqet e plota që çuan në këtë tragjedi.
Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja, ndërsa familja njihej si familje e qetë dhe nuk raportohet për konflikte të mëparshme të bëra publike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi fshatin Kuman në Roskovecdo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
