LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 14:02

TRONDITET BALLKANI: Një Burrë vret vjehrrën dhe qëllon bashkëshorten në kokë - detaje tronditëse

Një burrë me inicialet M.P. (1972) ka qëlluar me armë zjarri dy anëtarë të familjes së tij mëngjesin e sotëm në vendin Kiseljak, në Bosnje dhe Hercegovinë,

ndërsa sipas raportimeve të “Avaz”, ai më pas ka vdekur.

Sipas informacioneve fillestare, ai fillimisht ka vrarë nënën e bashkëshortes së tij, ndërsa më pas ka plagosur rëndë bashkëshorten, e cila është dërguar me

urgjencë në spital në Sarajevë. Mjekët po luftojnë për jetën e saj, pasi ajo ka pësuar plagë të rënda, përfshirë edhe në kokë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 07:55 është raportuar përdorimi i armës së zjarrit në lagjen Jehovac të komunës Kiseljak. Në vendin e ngjarjes kanë dalë

menjëherë njësitë policore, të cilat kanë konfirmuar se M.P. ka hapur zjarr ndaj dy anëtarëve të ngushtë të familjes së tij (dy femra), duke vrarë njërën dhe duke

plagosur rëndë tjetrën.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari më pas ka tentuar të qëllojë edhe ndaj policisë. Nuk është ende e qartë nëse ai është vrarë nga policia apo ka kryer vetëvrasje. Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE