
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Herdecke (North Rhine-Westfalen), Gjermani, ku kryebashkiakja e sapozgjedhur, Iris Stalzer (57 vjeçe), anëtare e Partisë Social Demokrate (SPD), është sulmuar me thikë pranë shtëpisë së saj. Politikania ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dinamika e sulmit dhe hetimet policore
Sipas raportimeve të BILD, Iris Stalzer u gjet rëndë e plagosur në apartamentin e saj në lagjen Herdecke-Herrentisch ditën e martë (7 tetor). Ajo kishte pësuar plagë të shumta me thikë në stomak dhe shpinë.
Në shtëpi në momentin e sulmit ndodheshin edhe dy fëmijët e saj, djali i adoptuar 15 vjeç dhe vajza 17 vjeçe. Fëmijët telefonuan shërbimet e urgjencës.
Djali 15-vjeçar u shoqërua nga Policia dhe dëshmoi se nëna e tij ishte sulmuar nga disa burra në rrugë. Megjithatë, Policia po e verifikon me kujdes këtë dëshmi, duke mos përjashtuar mundësinë e një krimi të mundshëm në familje.
Policia ka lëshuar një alarm të madh dhe ka nisur kërkimin e autorëve, ndërsa një skuadër vrasjesh pritet të marrë përsipër hetimin shumë shpejt. Mjekët e urgjencës po luftojnë aktualisht për jetën e politikanes së SPD-së.
Rrethanat dhe motivet e këtij sulmi mbeten ende krejtësisht të panjohura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
