
Një person rreth 33 vjeç është plagosur në këmbë me armë zjarri në Durrës. Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, i riu ka shkruar vetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.
Deri më tani ai nuk ka dhënë detaje se ku ka ndodhur ngjarja dhe as me kë është konfliktuar.
Mjekët e Urgjencës shprehen se fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje./tvklan.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
