LAJME / E Martë 2 Dhjetor 2025, 17:05

“Tr*nditëse: SPAK aktivizohet, politikan i lartë do të hetohet – zbulimi i Klodiana Lalas”

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetarja Klodiana Lala bëri me dije detaje rreth ministrit që aktualisht është nën hetim nga SPAK. Ajo saktësoi se njoftimi publik i SPAK për një ministër nën hetim lidhet me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Megjithatë, Lala theksoi se Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se ministri Arbjan Mazniku është person nën hetim për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Dosja e tij i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme, dhe SPAK e regjistron Maznikun si person nën hetim.

“Ka një lapsus në njoftimin se po hetohet një ministër. SPAK ka një libër për transparencën. Rasti që është bërë publik ka të bëjë me zotin Ahmetaj. Në kohën që ka nisur hetimi ka qenë në cilësinë e ministrit. Ka persona apo ministra aktualë që janë nën hetim, por nuk bëhen publikë,” tha Lala.

Gazetarja kujtoi gjithashtu rastin e vitit 2023, kur Belind Këlliçi, gjatë fushatës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, denoncoi një rrugë të ndërtuar pa tender. Ky tender u zhvillua pas përfundimit të asfaltimit, dhe Këlliçi e denoncoi Veliajn. Prokuroria ka konfirmuar se delegimi i firmës rezultoi në përgjegjësinë e Maznikut, i cili në atë kohë ishte nënkryetar, ndërsa SPAK nuk kishte kompetencë.

“Më pas Mazniku u emërua ministër dhe Prokuroria e Tiranës e pyeti 3-4 javë para zgjedhjeve parlamentare. Sot Prokuroria konfirmon se Mazniku është person nën hetim për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Dosja i është kaluar Prokurorisë së Posaçme, dhe SPAK e regjistron si të tillë. Nëse dalin të dhëna të tjera gjatë hetimit, ato grumbullohen dhe procesi vazhdon,” shtoi Lala, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE