LAJME / E Enjte 4 Shtator 2025, 15:03

Tr*nditëse/ Gruaja lind e vetme në shtëpi, vdes bashkë me foshnjën para syve të fëmijëve të mitur

Një tragjedi ndodhi pasditen e së mërkurës në një lagje të kryeqytetit grek, Athinë, ku një grua u gjet e vdekur në apartamentin e saj, menjëherë pasi kishte lindur e vetme në shtëpi.

Ngjarja ndodhi në Patisia, ku e vdekur bashkë me nënën u gjet dhe foshnja e porsalindur, me kordonin e kërthizës të prerë.

Sipas mediave greke, tragjedia ndodhi para syve të dy fëmijëve të saj të mitur, 3 dhe 5 vjeç.

Sipas informacioneve fillestare, gruaja, e cila ishte greke, ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë dhe pritej të lindte në ditët në vijim.

Burri i saj, me origjinë nga Xhorxhia, u tha autoriteteve se u shqetësua kur nuk mundi ta gjente, pasi telefoni i saj celular ishte i fikur. Kur u kthye në shtëpinë e tyre në Patisia, pa gruan dhe të porsalindurin në dyshemenë e dhomës së ndenjes, pa ndjenja.

Ai, me ndihmën e një fqinji, u përpoq ta ringjallte gruan e tij duke i kryer CPR, por pa sukses.

Autoritetet po hetojnë rastin dhe mjeku ligjor do të japë më shumë përgjigje rreth asaj që ndodhi saktësisht në apartament, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE