LAJME / E Martë 14 Prill 2026, 18:06

Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë tu shpëtojnë flakëve që përpinë pallatin në Tiranë

Flakët që përpinë pallatin brenda pak minutash përballë spitalit “Nënë Tereza” kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Në videot e siguruara nga Vizion Plus shihet nëna me foshnje duke dalë nga pallati, si dhe të moshuar, që për shkak të moshës kanë probleme me lëvizjen.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.

Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE