
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.
Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.
Një automjet tip Volksëagen, ku udhëtonin dy të rinj 27 dhe 24 vjeç, është përplasur me një mjet tip Mercedes-Benz. Si pasojë e goditjes së fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në Volksëagen kanë humbur jetën në vend nga plagët e marra.
Në mjetin Mercedes-Benz udhëtonin dy të rinj 25 dhe 20 vjeç. Pasagjerja 20-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
