LAJME / E Diel 7 Shtator 2025, 16:04

Tr*gjedi/ Babai vr*t vajzën 14-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Illinois, ku një vajzë 14-vjeçare humbi jetën pasi u qëllua aksidentalisht nga i ati.

Emma Schultheis u gjet e plagosur më 21 korrik dhe ndërroi jetë më pas në spital, pasi një plumb i shkrepur nga babai i saj, David A. Schultheis, 34 vjeç, kaloi përmes një zogu dhe më pas doli jashtë ndërtesës, duke e goditur atë.

Autoritetet bëjnë me dije se Schultheis kishte qëlluar nga brenda një ndërtese, duke nxjerrë vetëm dorën përmes derës për të shmangur rrezikun e një rikosheti. Në momentin që shtiu, plumbi mori drejtim fatal drejt vajzës së tij, e cila ndodhej jashtë.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar edhe Karen Schwarze, 58 vjeçe, e dyshuar se ka fshehur armën e tipit “kalibër 0.50” dhe ka penguar hetimet duke ndikuar tek dëshmitarët.

Emma njihej si një adoleshente energjike dhe e talentuar, e apasionuar pas kuajve, garave dhe sportit të volejbollit. Shumë miq dhe të afërm kanë ndarë mesazhe prekëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE