LAJME / E Enjte 19 Tetor 2023, 14:02

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për vjedhje.

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi akuzohen për vjedhje.

Ata kanë plaçkitur dhe vjedhur 21 Kisha në ishullin Zakynthos dhe më pas u zhvendosën në Kelafoni për të vijuar vjedhjet në objektet e kultit.

Pas përdorimit të të dhënave të mbledhura nga Policia e Sigurisë së Zakynthos, rezultoi se tre shqiptarët e moshës 39, 34 dhe 27 vjeç kishin vepruar gjithashtu në Zakynthos midis 28 gushtit 2022 dhe 8 prillit 2023, ku kishin hyrë nëpër 18 Kisha dhe kishin vjedhur paratë dhe arin që ishte lënë nga besimtarët.

Policia greke tashmë ka konfiskuar mjetet që i përdornin për të vjedhur, 271.577 euro, si dhe lekët e arin nga 18 vjedhjet që kishin kryer në Kishat në zonat e Divaratës, Logaratës, Ferentinatës, Antipatës, Farsës, Dilinatës dhe Lourdatës.

Ndaj tyre është ngritur akuza e vjedhjes në bashkëpunim.