LAJME / E Shtunë 29 Nëntor 2025, 17:05

Tre ditë më parë u plagos me thikë në zemër, 15-vjeçari nga Durrësi del nga intubimi!

Tre ditë më parë ai mbeti i plagosur nga bashkëmoshatari i tij në Durrës, por sot 15 vjeçari ka shfaqur shenja përmirësimi dhe ka dalë nga gjendja e intubimit.

Megjithatë vazhdon të mbahet në monitorim nga mjekët për të parë ecurinë dhe reagimet e tij.

Kujtojmë se mjeku i cili kreu ndërhyrjen kirurgjikale të 15 vjeçarit, deklaroi disa ditë më parë se i mituri ka pësuar 4 goditje, teksa njëra prej tyre i ka kapur zemren.

Në pranga ka rënë një 14-vjeçar. Ngjarja u regjistrua në rrugën “Lugina e Karavastasë”. Sherri nisi në rrjete sociale dhe grupi i të miturve të përfshirë u takuan para oborrit të shkollës për “tu sqaruar”.Por ky takim rezultoi në plagosjen e të miturit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE