LAJME / E Martë 11 Gusht 2026, 17:05

Lajmi qe ka shokuar te gjithe, detajet e perditesuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dakotën e Veriut, SHBA, ku një nënë 22-vjeçare akuzohet se vrau dy fëmijët e saj, përkatësisht një foshnjë vetëm 5 muajshe dhe një fëmijë 3 vjeç. Një tjetër fëmijë i saj i mbijetoi sulmit.

Sipas autoriteteve, mëngjesin e 6 gushtit, 22-vjeçarja Kaylee Erhart i dërgoi një video bashkëshortit të saj me të cilin ishte divorcuar.

Ajo shfaqej duke mbajtur një armë dhe duke kërcënuar se do të vriste veten. Në të njëjtën video, ajo mbante në krahë njërin prej fëmijëve dhe i tha babait të tyre: “Thuaju lamtumirë fëmijëve të tu.”

LEXO MË SHUMË! “Metamorfoza”, SPAK del me njoftimin e fortë: Mbyllen hetimet për Ervis Martinajn dhe 8 të pandehur
Vetëm pak minuta më vonë, sipas rindërtimit paraprak të autoriteteve, gruaja sulmoi me thikë fëmijët e saj. Foshnja 5-muajshe dhe fëmija 3-vjeçar humbën jetën si pasojë e plagëve të marra në qafë, ndërsa një fëmijë tjetër arriti të mbijetojë.

Kur efektivët mbërritën në banesë, u përballën me një skenë jashtëzakonisht të rëndë. 22-vjeçarja ndodhej brenda banesës duke mbajtur një thikë. Ajo e hodhi armën e ftohtë në dysheme dhe u kërkoi policëve ta vrisnin.

Pak para mbërritjes së policisë, Erhart kishte ndjekur me thikë babain e fëmijëve dhe gjyshen e tyre, duke i detyruar të largoheshin nga banesa.

LEXO MË SHUMË! GJKKO rrëzon akuzat e SPAK, kthen mbrapsht hetimet për ish-kryebashkiakun socialist
Çifti ishte në proces ndarjeje. Ndërkohë, babai i 22-vjeçares kishte kontaktuar më herët shërbimet e shëndetit mendor, duke i informuar se vajza e tij kishte kërcënuar në të kaluarën se do të lëndonte veten, atë dhe fëmijët.

Pas këtyre shqetësimeve, 22-vjeçarja ishte shtruar për trajtim në një institucion të shëndetit mendor dhe kishte marrë edhe trajtim me medikamente. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.ragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE