
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Teksasin, në Shtetet e Bashkuara, ku tre anëtarë të një familjeje humbën jetën pasi automjeti i tyre u godit nga një shofer i dehur, ndërsa po ktheheshin nga një festë e Krishtlindjeve.
Viktimat janë 26-vjeçari Diego Pena Jr., bashkëshortja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare, Camila Pena. I vetmi i mbijetuar nga aksidenti është djali i tyre 3-vjeçar, Diego, i cili ndodhet nën kujdes mjekësor. Aksidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunës, në një autostradë të Teksasit. Sipas autoriteteve policore, përplasja u shkaktua nga 27-vjeçarja Majesty Faith Lee, e cila dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kaloi në korsinë e kundërt të lëvizjes.
Policia bëri të ditur se nëna dhe vajza ndërruan jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Diego Pena Jr. u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku më vonë humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Shoferja e dyshuar është arrestuar dhe po mbahet në burgun e Qarkut Fort Bend, me një garanci prej 1.050.000 dollarësh.
Sa i përket fëmijës 3-vjeçar, ai po trajtohet në spital dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në aksident. Gjendja e tij shëndetësore raportohet si e qëndrueshme. Duke komentuar ngjarjen, sherifi i Qarkut Fort Bend, Eric Fagan, tha se kjo tragjedi shërben si një paralajmërim i fortë për pasojat e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit. “Kjo është një kujtesë e dhimbshme se sa shpejt mund të ndryshojë jeta kur ngasim nën ndikimin e alkoolit dhe pse është thelbësore të bëjmë zgjedhje të përgjegjshme,” deklaroi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
