LAJME / E Diel 24 Gusht 2025, 23:11

Tragjike në vend/ 15 vjeçarja shkon për pushime, gjendet e vetëvarur në banesë, ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel fshatin Çukë në Sarandë, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën ku po qëndronte.

Sipas informacioneve paraprake, e mitura kishte shkuar për pushime nga Tirana për të vizituar disa të afërm në zonën e Çukës.

Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në këtë akt tragjik.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe motivet e mundshme të vetëvrasjes. Trupi i vajzës është transportuar në morg për ekzaminime mjeko-ligjore.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE