
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Damasit të Larisës në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare e një furre buke, humbi jetën në mënyrë të tmerrshme gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, gruaja fatkeqe u aksidentua për vdekje pasi flokët e saj u ngatërruan në makinën që përgatiste brumin që përdorej në furrë.
Pavarësisht reagimit të menjëhershëm të punonjësve të saj dhe ndërhyrjes së EKAB-së, e cila mbërriti shpejt në vendngjarje, mjekët nuk arritën ta shpëtonin jetën e saj.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
