LAJME / E Mërkurë 3 Dhjetor 2025, 09:09

TRAGJIKE në Gjermani/ Shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të hënën në mbrëmje, në Berlin të Gjermanisë, ku një fëmijë humbi jetën nga plagët e marra pas një zjarri që shpërtheu në një shtëpi.

Shërbimet e emergjencës thanë se pavarësisht se zjarrfikësit arritën ta nxirrnin të gjallë nga ndërtesa që po digjej, fëmija nuk mundi të mbijetonte.

Fëmija mori ndihmën e parë nga një ekip ambulance, por ndërroi jetë nga plagët e marra në vendngjarje, thanë ata.

Autoritetet nuk kanë publikuar moshën ose gjininë e fëmijës deri tani. Ndërkohë një person tjetër u plagos lehtë, shtuan autoritetet.

Mediat e huaja shkruajnë se zjarrfikësit thanë se shtëpia ku jetonte një familje ishte përfshirë nga flakët kur mbërritën. Kërkimi për fëmijën ishte i vështirë sepse shkallët brenda banesës ishin shkatërruar tashmë, duke i detyruar zjarrfikësit të përdorin shkallë portative për ta nxjerrë atë jashtë.

70 zjarrfikës u dërguan në vendngjarje dhe zjarri u shua disa orë më vonë. Një hetim është duke u zhvilluar për shkaqet e zjarrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE