
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe, ku në Monmouthshire të Uellsit, një foshnjë 9-muajshe humbi jetën pasi u sulmua nga qeni i familjes. Sipas dëshmitarëve, incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, pasi qeni ishte trembur nga shpërthimet e fishekzjarrëve në një fushë rekreative pranë shtëpisë. I alarmuar dhe në “panik”, kafsha sulmoi fëmijën, duke shkaktuar plagë fatale.
Forcat e armatosura dhe shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje rreth orës 18:00, ndërsa qeni u qetësua dhe u dërgua te veterineri, ku më pas u eutanizua. Një fqinje, Caroline Knight, tha për The Sun: “Dikush po hidhte fishekzjarrë afër shtëpisë dhe qeni u shqetësua shumë. Duhet të ketë panikuar dhe ka sulmuar foshnjën. Është e tmerrshme, më dhemb zemra për familjen.”
Policia vijon hetimet për të përcaktuar racën e qenit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur thellë nga ngjarja. Prifti i zonës, Gilly Hubbard, u shpreh: “Të gjithë janë në shok dhe thellësisht të tronditur. Është një komunitet shumë i bashkuar dhe jam e sigurt që do ta përballojmë këtë tragjedi së bashku.”
Sipas mediave britanike, babai i foshnjës ndodhej duke vizituar familjarë në momentin e ngjarjes. Banorët e lagjes e kanë përshkruar familjen si “njerëz të dashur dhe fqinjë të mrekullueshëm”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
