LAJME / E Enjte 9 Tetor 2025, 14:02

TRAGJIKE! E mitura përplaset në sy të babait për VDEKJE kur rrugës për në shkollë

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin në Precenicco, provincë e Udines në Itali, ku Alice Morsanutto, një vajzë 17-vjeçare, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë vetëm 200 metra larg banesës, teksa po shkonte drejt stacionit të autobusit për të shkuar në shkollë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:30, pranë vijave të bardha, në një rrugë që vajza e kalonte çdo ditë. Shoferi i mjetit, një i ri, ndaloi menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe njoftoi shërbimet e emergjencës. Megjithatë, përpjekjet e mjekëve dhe ekipit të helikopterit për ta reanimuar rezultuan të pasuksesshme.

I ati i Alices, i alarmuar nga sirenat, zbriti menjëherë në rrugë dhe u përball me pamjen tronditëse të së bijës, e shtrirë pa ndjenja në asfalt. Ndërkohë, vëllai binjak i Alices kishte marrë autobusin pak çaste më parë, pa e ditur tragjedinë që kishte ndodhur pas tij.

Alice ishte nxënëse në liceun artistik “Sello” në Udine, e njohur si vajzë e qetë dhe shumë e përkushtuar ndaj studimeve. Vdekja e saj ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe komunitetin lokal dhe shkollën ku ajo mësonte

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse shoferi ka pasur përgjegjësi ligjore në ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE