Pjesa tjetër e trupit të 29-vjeçarit, Ardit Beshiri është gjetur në vendin ku u shemb masivi mineral në Klos.
Tre ditë më parë u raportua se një pjesë e trupi u gjet pas thuajse një javë kërkimi. Në vendin e ngjarjes disa ditë më parë mbërritën edhe ekipe të Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar me kërkimet për trupin e të riut.
Ardit Beshiri po punonte me një mjet tip eskavator, më 3 maj, ku një masiv minerali u shemb dhe çau një rezervuar uji, që si pasojë mori para dhe të riun që punonte aty me fadromë. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.