LAJME / E Shtunë 3 Maj 2025, 18:06

Tragjedia në Shkodër: Çfarë ndodhi mes çiftit para se burri t’ia merrte jetën me thikë në zemër?

Vrau partneren me thikë në Shkodër – Zbardhet dëshmia tronditëse e turistit amerikan: “Ishim të dehur dhe po ziheshim”

Ngjarja tragjike që tronditi dj3 qytetin e Shkodrës, pati në epiqendër një turist italo-amerikan i cili shihet si i vetmi person përgjigjegës për vrasjen me thikë të partnerësh së e tij, te pedonalja pranë zonës historike të Gjuhadolit. Një krim i rëndë ku burri ia mori jetën gruas me thikë në zemër.

Viktima është 54-vjeçarja italo-amerikane Sandra Saporito, ndërsa autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, 57-vjeçari Brendon Saporito.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, ngjarja ndodhi në një moment tensioni të lartë mes çiftit, të cilët kishin ardhur për pushime në Shqipëri.

Gjatë marrjes në pyetje, Brendon Saporito është paraqitur i tronditur dhe i penduar për aktin e rëndë që ka kryer.

Ai ka pohuar se në momentin e krimit, të dy ishin nën ndikimin e alkoolit dhe po konfliktoheshin ashpër për motive që, sipas tij, ishin kthyer në të përditshme gjatë kohëve të fundit.

“Ishim të dy të dehur. Ajo nisi të më shante dhe ofendonte pa arsye. Kohët e fundit ziheshim shpesh, pa ndonjë motiv të qartë. Nuk e kuptoj çfarë ndodhi me ne. Pasi e qëllova, humba gjithçka brenda vetes. U pendova menjëherë dhe tentova të vetëvritem”, ka deklaruar Saporito, i cili pas vrasjes ka prerë damarët në një përpjekje për t’i dhënë fund jetës.

Hetuesit thonë se Saporito ishte në gjendje të rënduar psikologjike kur është ndaluar, ndërsa në vendngjarje janë gjetur prova të qarta të konfliktit fizik mes çiftit.

Trupi i viktimës është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për autopsi, ndërkohë që autoritetet shqiptare kanë njoftuar ambasadën e Shteteve të Bashkuara, përfaqësues të së cilës janë paraqitur në vend për të ndjekur nga afër zhvillimet.

Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur çdo rrethanë të krimit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shenja të dhunës së vazhdueshme në marrëdhënien mes çiftit.

Ndaj Brendon Saporitos rëndon akuza për “vrasje me dashje”, ndërsa pritet që ndaj tij të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë në ditët në vijim. /noa.al