LAJME / E Hënë 26 Janar 2026, 08:08

TRAGJEDI! Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ushqimore në Greqi, 3 gra humbin jetën! Shpëtojnë 5 të tjerë, 2 të zhdukur

Një zjarr i madh përfshiu një fabrikë biskotash në Trikala të Greqisë, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Sipas mediave greke, pesë gra ndodheshin në vendin e shpërthimit.

Tre janë gjetur të vdekura, ndërsa dy të tjerat rezultojnë të zhdukura. Pesë punëtorë të tjerë dhe një zjarrfikës u dërguan në spital. Të gjithë të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas shpërthimit, një pjesë e çatisë u shemb, ndërsa e gjithë fabrika u përfshi menjëherë nga flakët. Arsyet e shpërthimit ende nuk bëhen të ditura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE