
Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ndodhi jashtë vijave të bardha, në një moment kur autoambulanca po lëvizte me sinjalet ndriçuese dhe zanore të aktivizuara. Raportohet se në automjet ndodhej një pacient që po transportohej me urgjencë drejt një institucioni shëndetësor.
Pas aksidentit, pacienti u transferua në një autoambulancë tjetër dhe vazhdoi transportin drejt destinacionit të planifikuar.
Ngjarja ndodhi pranë një kryqëzimi të pajisur me semaforë dhe kalime të shënuara për këmbësorë, gjë që e bën më të ndërlikuar përcaktimin e rrethanave të sakta që çuan në këtë aksident tragjik.
Për shkak të ngjarjes, qarkullimi në këtë segment të unazës u ndërpre përkohësisht, ndërsa policia bllokoi zonën dhe nisi hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.
Autoritetet po mbledhin dëshmi dhe po analizojnë të gjitha rrethanat për të përcaktuar përgjegjësitë dhe mënyrën se si ndodhi aksidenti fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
