LAJME / E Martë 12 Gusht 2025, 20:08

Tragjedi në Zvicër/ 4-vjeçari shqiptar përplaset nga furgoni, ndërron jetë në spital

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.

Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, ka përplasur një djalë 4-vjeçar me prindër nga Kosova dhe pasaportë austriake, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, shkruan Blick.

Fëmija, i identifikuar si Dardan, pësoi lëndime të rënda. Policia dhe kalimtarët i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë dy orë më vonë në Spitalin e Fëmijëve.

Dëshmitarët përshkruajnë skena dramatike. Një banore e zonës tha për mediat: “Dëgjova britma për ndihmë. Kur dola jashtë, pashë djalin e plagosur rëndë, ndërsa e ëma bërtiste me dëshpërim. Ishte një tragjedi e vërtetë.”

Një tjetër banor, Xhevdet V., tregoi se kishte ndihmuar në vendngjarje: “Babai e mbante në krahë. E shtriva përtokë, i vendosa bluzën time nën kokë dhe filluam menjëherë reanimacionin, por fatkeqësisht gjithçka ishte e kotë.”

Blendi V. 22 vjeç konfirmoi se shoferi reagoi menjëherë duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke ofruar ndihmë. “Shoferi dhe gruaja e tij ishin në shok të plotë”, tha ai.

Policia e St. Gallen ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë momentin e përplasjes.

Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin lokal, ku banorët shprehin shqetësime për sigurinë e rrugës dhe kërkojnë ulje të kufirit të shpejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE