LAJME / E Mërkurë 3 Dhjetor 2025, 17:05

Tragjedi në Tropojë, babë e bir humbin jetën njëri pas tjetrit, të riut i pushoi zemra disa orë pasi i dha lamtumirën të atit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfishtë, babë e bir kanë ndërruar jetë vetëm brenda 24 orëve.

Ngjarja ka lënë të shokuar komunitetin e Tropojes dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimin për rastet e shumta të arrestit kardiak që po shënohen kohët e fundit.

Fillimisht ka qenë 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj ai i cili u nda nga jeta, humbje e madhe kjo që djali i tij, Besnik Qokaj e njoftoi i shkatërruar. Vetëm një ditë më parë ai kishte kërkuar publikimin e lajmit të humbjes të së atit. Por, askush nuk mund ta imagjinonte atë që do të ndodhte më pas.

Brenda 24 orëve, edhe vetë Besniku humbi jetën, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Zemra e tij pushoi së rrahuri duke lënë në dhimbje të thellë familjarët e tij, të cilëve dhjetori u mori dy prej burrave të shtëpisë. Dera e familjes Qokaj sot është e mbuluar me zi.

Ngjarja ka ngritur shqetësimin e madh për numrin gjithnjë e më të lartë të rasteve të arresti kardiak në vend. Mjekë dhe specialistë kanë pohuar se vitet e fundit po shënohen gjithnjë e më shumë humbje të papritura, shpesh tek njerëz pa probleme të njohura shëndetësore.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfishtë, babë e bir kanë ndërruar jetë vetëm brenda 24 orëve.

Ngjarja ka lënë të shokuar komunitetin tropojanas dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes shqetësimin për rastet e shumta të arrestit kardiak që po shënohen kohët e fundit.

Fillimisht ka qenë 88-vjeçari Ndue Martin Qokaj ai i cili u nda nga jeta, humbje e madhe kjo që djali i tij, Besnik Qokaj e njoftoi i shkatërruar. Vetëm një ditë më parë ai kishte kërkuar publikimin e lajmit të humbjes të së atit. Por, askush nuk mund ta imagjinonte atë që do të ndodhte më pas.

Brenda 24 orëve, edhe vetë Besniku humbi jetën, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Zemra e tij pushoi së rrahuri duke lënë në dhimbje të thellë familjarët e tij, të cilëve dhjetori u mori dy prej burrave të shtëpisë. Dera e familjes Qokaj sot është e mbuluar me zi.

Ngjarja ka ngritur shqetësimin e madh për numrin gjithnjë e më të lartë të rasteve të arresti kardiak në vend. Mjekë dhe specialistë kanë pohuar se vitet e fundit po shënohen gjithnjë e më shumë humbje të papritura, shpesh tek njerëz pa probleme të njohura shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE