
Një aksident i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën e ngarkuar pranë stacionit Victoria në Londrën qendrore, ku një autobus dykatësh është përplasur rëndë, duke lënë disa persona të plagosur, përfshirë këmbësorë dhe pasagjerë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20 të mëngjesit të së enjtes, më 4 shtator, në Rrugën Victoria, në zemër të Westminster-it. Autoritetet konfirmojnë se përplasja përfshiu një autobus dhe disa kalimtarë. Shoferi i autobusit është ndër personat e dërguar me urgjencë në spital.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë pjesën e përparme të autobusit të shkatërruar pothuajse tërësisht. Reagimi i shpejtë i shërbimeve të emergjencës përfshiu ekipe të shumta nga zjarrfikësit, policia dhe ambulanca, si dhe një helikopter të Shërbimit të Ambulancës Ajrore të Londrës që u ul në afërsi të incidentit.
Një dëshmitar për gazetën The Telegraph tha: “Gjithçka është rrethuar. Ka shumë njerëz të lënduar, dhe situata duket serioze. Janë me dhjetëra punonjës shëndetësorë në vendngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
