
Tragjedi në Gjermani: Humb jetën 22-vjeçari Admir Jusufi nga Reçica e Vogël
Një lajm i rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët e Reçicës së Vogël. 22-vjeçari Admir Jusufi ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me katër rrota.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në Gjermani, ku i riu jetonte dhe vepronte. Përkundër përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, plagët e marra rezultuan fatale.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe gjithë ata që e njihnin. Në rrjetet sociale po publikohen mesazhe ngushëllimi dhe kujtime prekëse për 22-vjeçarin, i cili përshkruhet si një djalë i sjellshëm, punëtor dhe i dashur për të gjithë.
Familjes Jusufi i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
