
Tragjedi në Elbasan: 58-vjeçarja humb jetën pasi pi acid
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan, ku një grua 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjenti (acid).
Sipas burimeve zyrtare, shtetasja N. Ll., u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’i mbijetonte helmimit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, çka mund ta ketë shtyrë drejt këtij veprimi ekstrem.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar më shumë mbi shkaqet që çuan në këtë tragjedi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
