
Një krim makabër ka tronditur qytetin e Melbourne në Australi, ku dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur.
Policia e shtetit të Viktorias njoftoi se të dy sulmet ndodhën mbrëmjen e së shtunës në dy lokacione të afërta me njëri-tjetrin.
Fëmija 12 vjeç u gjet fillimisht i plagosur rëndë. Edhe pse u tentua nga ekipet e ambulancës, ai nuk mundi të mbijetonte. Pak më vonë, në një rrugë pranë, u gjet edhe shoku i tij 15 vjeç, i cili kishte marrë plagë të shumta nga thika dhe ndodhej pa shenja jete.Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë dhe dëshmive nga vendngjarja, të dy vrasjet u kryen nga i njëjti grup me rreth tetë persona që kishin fytyrat e mbuluara dhe ishin të armatosur me armë të ftohta. Policia ka konfirmuar se viktimat nuk ishin të përfshirë në ndonjë grup kriminal, gjë që e bën edhe më të rëndë dhe të pakuptimtë aktin.
Autoritetet ende nuk kanë përcaktuar nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo rezultat i një ngatërrimi identiteti. Ndërkohë, hetimet po vijojnë intensivisht për të identifikuar dhe kapur autorët.
Statistikat zyrtare tregojnë se gjatë vitit 2024 në Australi janë rritur ndjeshëm krimet e rënda, me një shtim prej 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe me 448 viktima të raportuara deri më tani, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
