LAJME / E Shtunë 23 Gusht 2025, 12:12

Tragjedi, 4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile! Do habiteni kush u arrestua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi, ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë.

Vogëlushja, vajzë e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, kishte dalë për të luajtur në kopshtin e shtëpisë së saj rreth orës 15:00.

Sipas informacioneve, në një moment ajo i shpëtoi vëmendjes së nënës dhe u zhduk. Nëna, e alarmuar, nisi menjëherë kërkimet bashkë me fqinjët, por pa rezultat.

Vetëm pak më vonë, rreth 150 metra larg shtëpisë së familjes, vajza u gjet në pishinën e një vile nga kuzhinieri i saj, i cili kishte mbërritur për të filluar punën. Në atë kohë, turistët që qëndronin në vilë nuk ndodheshin aty.

Policia u njoftua menjëherë dhe e mitura u dërgua në qendrën shëndetësore të ishullit, ku mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por pa sukses.

Ndërkohë, nëna e 4-vjeçares ndodhet në komisariatin e Paksos dhe pritet të dalë para prokurorit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIP