
Aktivistja e njohur Arvina Lleshi është përballur me Braçen gjatë një takimi ku ai ndodhej mes simpatizantëve të Partisë Socialiste.
Debati ka kaluar në tone të forta, ndërsa Lleshi nuk është tërhequr dhe i ka drejtuar publikisht një sërë akuzash e kritikash.
Përplasja mes tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të pranishmëve, duke krijuar një moment mjaft të tensionuar.
