LAJME / E Martë 22 Korrik 2025, 16:04

Tmerr/ Gruaja dhe djali gjejnë burrin të vdekur në shkallët e pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen afër spitalit të qytetit juglindor, teksa paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.

Sipas policisë, dyshohet se 60-vjeçari ka qenë duke shkuar për në banesë, ndërsa ka ndërruar jetë në shkallët e pallatit.

Ka qenë bashkëshortja me djalin e saj personat të cilët e kanë gjetur të pajetë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas informacioneve, viktima vuante nga tensioni por nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. Trupi do të dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore për të zbardhur ngjarjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE