
Kreu i Kadastrës së Vlorës Genc Deromemaj ka dhënë dorëheqjen sot (4 nëntor), katër muaj pas emërimit të tij në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për qarkun e Vlorës.
Deromemaj drejtoi Degën e Partisë Demokratike të Vlorës nga viti 2018 deri në vitin 2022, teksa më pas dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Atird Hoxha.
Gjithashtu, Deromemaj ka qenë dhe kandidat për zgjedhjet lokale i PD-së në Vlorë, në vitin 2015, ku humbi përballë kandidatit socialist Dritan Leli.
Kujtojmë se Deromemaj ishte një nga mbështetësit e parë të Foltores së Sali Berishës, kur e nisi këtë lëvizje kundër lidershipit Basha në shtator 2021, si dhe një nga organizatorët e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor në Air Albania.
Edukimi dhe Karriera e Genc Deromemajt:
Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë
Edukimi:
Në vitin 2007 Diplomë Inxhinier Hidroteknik në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik Tiranë;
Në vitin 2009 Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti Kristal Tiranë;
Certifikata dhe licenca të ndryshme për veprimtari profesionale në fushën e ndërtimit.
Karriera profesionale:
2007 – 2021 sektor privat, Shoqëri Ndërtimi, Inxhinier Projektimi/Zbatimi, Administrator.
Karriera politike:
Nga viti 2002 aktivizuar në jetën politike si pjesë e Grupimit Studentor të PD-së në Fakultetin e Ndërtimit Tiranë si dhe mbështetës i fushatave elektorale të PDSH;
Në vitin 2015 Kandidat për Kryetar të Bashkisë Vlorë i Partisë Demokratike;
Nga viti 2015 deri më 2018 Anëtar i Kryesisë së PD Vlorë;
Nga viti 2018 deri më 2022 Kryetar i PD Vlorë;
Nga viti 2022 e në vazhdim Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Të tjera:
Lindur në 29 Mars 1984 në Vlorë, i martuar, me dy fëmijë.
LAJM I FUNDIT/Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
LAJM I FUNDIT/Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
genc deromemaj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
