
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Lushnjes, ku një konflikt ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, duke lënë pas një person të plagosur.
Sipas informacioneve të fundit, një 17-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një 40-vjeçar, pas një konflikti në ambientet e një lokali të zonës. Të dy personat e përfshirë në ngjarje janë banorë të fshatit Golem.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reagimi i forcave të rendit ka qenë i menjëhershëm. Policia ka mbërritur në lokalin ku ndodhi ngjarja, ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit 17-vjeçar, si dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikën).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan në këtë konflikt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
