LAJME / E Mërkurë 20 Maj 2026, 17:05

Tjetër deputet socialist përfundon në SPAK

Deputeti socialist dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pasditen e sotme (20 maj) në institucionin e Prokurorisë së Posaçme.

Me një çantë në dorë ai është shfaqur para godinës duke komunikuar me punonjësit në hyrje që e kanë orientuar më tej për veprimet e rastit dhe ka hyrë brenda ambienteve të SPAK.

Gjatë hyrjes për në institucion, ligjvënësi në një moment ngatërron edhe hyrjen:

“Kjo… te dera, se mos na kanë ngatërruar…”, shprehet ai teksa gazetarët insistojnë t’i shkëpusin ndonjë deklaratë për shkaqet e paraqitjes në SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që Peçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Nuk ka ende informacione për arsyen e thirrjes së deputetit në organin e lartë të akuzës, por kohët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave nga opozita për shpërdorim detyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE