
Një burrë ka humbur jetën kurse një djalë dhe një vajzë janë plagosur pasi u përfshinë në një aksident rrugor, raporton noa.al.
Ngjarja tragjike ndodhi në aksin rrugor “Thumanë-Mamurras”, kur automjeti që drejtonte 20 vjeçari A.D., është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. J., 53 vjeç.
Si pasojë, ka humbur jetën 53-vjeçari, si dhe janë dëmtuar pasagjerja në automjetin e këtij të fundit dhe 20-vjeçari.
Dy të rinjtë janë dërguar në spital dhe aktualisht janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë njoftuan sot se arrestuan shtetasin A. D., 20 vjeç, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
