
Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar paraditën e së enjtes në komunën e Lipjanit, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është denoncuar nga një dëshmitare, e cila ka deklaruar se viktima, një grua kosovare, është rrëzuar papritur në tokë në rrethana ende të panjohura.
Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës. Mjekët kanë konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Në raportin e Policisë thuhet:
“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura, papritur është shtrirë në tokë. Ekipi emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.”
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimës apo shkaqet që çuan në vdekjen e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
