LAJME / E Diel 13 Korrik 2025, 22:10

Tiranë/ I biri gjen babanë e pajetë në banesë, çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Ferdinand Paparisto” në Tiranë.

Sipas policisë, një 81-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

“Më datë 13.07.2025, rreth orës 20:05, në rrugën “Ferdinand Paparisto”, shtetasi A. Gj. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë se në banesë ka konstatuar pa shenja jete babain e tij,

shtetasin R. Gj., rreth 81 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me mjet prerës”, njofton policia.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE